Sot, në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë u nënshkrua Memorandumi I Bashkëpunimit mes Akademisë Diplomatike të MPJ dhe Qëndrës për Studime Strategjike Begin Sadat ( BESA), të Universitetit të Bar Ilan të Izraelit. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori I Akademisë Diplomatike, Dr. Edmond Trako dhe Drejtori I Qëndrës BESA, Prof. Efraim Inbar.
Marrëveshja krijon kushte për trajnimin e diplomatëve të rinj shqiptarë në Qëndrën Studimore BESA, shkëmbim informacionesh , studime të çështjeve e të drejtës ndërkombëtare, work-shope mes ekspertëve të të dy qëndrave studimore, hartimin e programeve për organizimin e seminareve dhe konferencave të përbashkëta.