Ministri Bushati në Takimin e MPJ të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Sarajavë,  ku po merr pjesë  në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim morën pjesë edhe Zevendeskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, vend i cili mban Presidencën e Këshillit të BE si dhe Drejtori  i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Takimi u mbajt në vijim të Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin BE- Ballkani Perëndimor i cili do të zhvillohet në Sofje në maj të këtij viti si dhe për takimin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet këtë verë në Londër.

Ministrat theksuan nevojen për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit dhe për të konkretizuar përgjegjësitë e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë thelbësore të një angazhimi të përbashket me vullnet politik dhe me instrumente konkrete, me qëllim shfrytëzimin e momentit të favorshëm sa i përket frymës së zgjerimit.

Ne takim u vlerësua se kjo mund të arrihet, ndër të tjera, përmes marrëdhënieve të konsoliduara të fqinjësisë së mirë dhe angazhimit me përkushtim ndaj avancimit të procesit të integrimit.

Gjatë Konferencës Ministeriale të Fondit të Ballkanit Perëndimor, u theksua se ky është një mekanizëm i rendësishëm dhe me shumë impakt në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të reja të besimit mes palëve, si mënyrat më të mira për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

 

http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/bushati-ne-saraj...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00