Ministri Bushati zhvillon takim me Komitetin Amerikano-Hebre në Nju Jork

Në vijim të qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me drejtues dhe anëtarë të Komitetit Amerikano-Hebre që jeton dhe punon në SHBA.

Takimi u fokusua në një sërë çështjesh me interes për këtë Komitetet, si prioritetet e qeverisë në kuadër të zhvillimit të vendit, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, kontributi që shqiptarët kanë dhënë në mbrojtjen e jetëve të hebrenjve gjatë LBII, ndikimi i këtij gjesti fisnik e të lartësuar në marrëdhëniet shumë të mira aktuale ndërmjet Shqipërisë e Izraelit dhe ecuria e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ministri Bushati i njohu të pranishmit me reformat e thella të ndërmarra nga qeveria shqiptare në funksion të anëtarësimit të vendit në BE, duke u ndalur tek reforma në drejtesi, si një reformë me ndikim të madh në sundimin e së drejtës në ekonomi.

Rezultat i këtyre reformave të thella dhe të gjithanshme është avancimi i mëtejshem i vendit, me synim kalimin në hapin e radhës, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim.

Gjithashtu, ai vuri në dukje rolin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në stabilitetin dhe forcimin e sigurisë rajonale e më gjerë. “Shqipëria-, theksoi Ministri Bushati, “ka dhënë dhe vijon të japë një kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm, nëpërmjet hapave të rëndësishëm legjislativë të ndërmarrë brenda vendit, me në fokus forcimin e veprimtarisë së organeve ligjzbatuese. Shqipëria gjithashtu është një ndër vendet e para që ka sponsorizuar dhe mbështetur rezolutat e OKB-së në këtë drejtim dhe ka ngritur një qendër rajonale me seli në Tiranë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në vijim, Ministri Bushati u ndal në kontributin që shqiptarët kanë dhënë gjatë LBII për shpëtimin e jetëve të hebrenjve, si tregues i respektit ndaj vlerave më të larta njerëzore dhe marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ai vlerësoi bashkëpunimin politik, parlamentar dhe ekonomik midis vendeve tona, i cili ka njohur një trend zhvillimi gjatë viteve të fundit. Më tej, ai vuri theksin edhe në marrëdhëniet strategjike Shqipëri - SHBA, të vendosura në këtë stad edhe prej Dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve, si një marrëdhënie me interes reciprok për sigurinë dhe paqen ne rajon e më gjerë.  

Drejtues dhe anëtarë të komunitetit Amerikano-Hebre çmuan gjestin fisnik të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe shprehën angazhimin e tyre për vijimin e konsolidimit të kësaj marrëdhenieje të veçantë historike.

 

http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/ministri-bushati...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00