Ministria e Jashtme izraelite organizoi sot takimin virtual " E-Tour Dead Sea", duke ndare informacione interesante mbi historinë, kulturën dhe turizmin e Detit të Vdekur, Masadës dhe Ein Gedi, të cilat konsiderohen një nga zonat më të njohura në mbarë botën.
Në këto kohëra pandemie të jashtëzakonshme, Ministria e Jashtme organizoi kete aktitvitet jo të zakonshëm me trupin diplomatik të akredituar në Izrael, një vizitë virtuale pikërisht në vendet turistike më të njohura izraelite ku ndërthuren më së miri historia, lashtësia dhe kultura unike e popullit hebre.