Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit midis agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit midis agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve në Shqipëri.
Kjo marrëveshje vjen si një punë e nisur prej kohësh me shtetin e Izraelit dhe ekspertiza e asistenca më e mirë izraelite do t’i shndërrojë zonat tona të mbrojtura në histori suksesi dhe destinacione të mirëfillta turistike.
“Një punë e nisur prej kohësh me shtetin e Izraelit, finalizohet me një marrëveshje bashkëpunimi midis 2 agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve në Shqipëri. Ekspertiza dhe asistenca më e mirë izraelite për të shndërruar zonat e mbrojtura në histori suksesi dhe në destinacione të vërteta turistike”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ato përfaqësojnë në vetvete, resurse të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore, që tërheqin në vazhdimësi turistë vendas dhe nga vende të tjera të botës.
Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur. /a.a/r.e/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00