
Edicioni i dytë i Konkursit fotografik Colours of Albania.
Në kuadër të diplomacisë publike dhe promovimit të imazhit të Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme lançonë sot më datë 27 Maj 2016 edicionin e dytë të nismës Colours of Albania.
Fushata mbarëkombëtare e konkursit fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë nëpërmjet syrit tuaj.
Ndiqni imagjinatën tuaj dhe fotografoni bukuritë e Shqipërisë;
Publikoni fotografitë në profilin tuaj në instagram me hashtag#CouloursofAlbania;
Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania;
Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania;
Mund të dërgoni fotografitë duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;
Mund të dërgoni fotografitë që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag #ColoursofAlbania.