Njoftim mbi regjimin e levizjeve/udhetimeve ne/prej shtetit te Izraelit

Te nderuar qytetare!
Duke filluar nga data 18 Shtator, hyn ne fuqi vendimi i qeverise izraelite per vendosjen e vendit ne karantine dhe mbylljen e shkollave, kufizimin e levizjeve te qytetareve, lejohet levizja deri ne 500m larg nga banesa si dhe kufizimin e punes ne sektorin privat dhe publik. Aeroporti Ben Gurion do te mbetet i hapur gjate periudhes se mbylljes totale te vendit, fluturimet e rezervuara do jene te vlefshme dhe do te funksionojne, por pas dates 18 Shtator nuk do te lejohet kryerja e fluturimeve te reja deri ne nje njoftim te dyte.
Vijojne te jene te vlefshme masat e tjera kufizuese si pasoje e pandemise COVID-19, per udhetaret qe deshirojne te hyjne ne Izrael. Vetem shtetasit izraelite, te BE-se, kategorite e qytetareve te pajisur me dokumenta qendrimi rezident, vize pune, vize studenti etj, lejohen te hyjne ne territorin izraelit.
​Lidhur me regjimin e levizjeve/udhetimeve ne/prej shtetit te Izraelit, informojme se nuk ka ndryshime: Mbetet ne fuqi karantimi prej 14 ditesh, ne hyrje ne Izrael, per te gjithe shtetasit te huaj dhe izraelite duke patur parasysh sa vijon:.
​​Vendet "green", udhetaret e te cileve lejohen te hyjne ne Izrael pa iu nenshtruar karantinimit prej 14 ditesh. **Austria, Italy, Estonia, Bulgaria, Britain, Georgia, Germany, Denmark, Hong-Kong, Hungary, Greece, Jordan, Latvia, Lithuania, New Zealand, Slovenia, Finland, Canada, Cyprus, dhe Croatia.
Ministria e Shendetesise, mori vendim per perfshirjen e shteteve si me poshte ne listen e vendeve qe nuk kane nevoje per karantinim 14 ditor, ne hyrje ne Izrael: Emiratet e Bashkuara, Australia, Uruguaj, Irlanda, Norvegjia, SIngapor, Portugalia dhe Tailanda.

Shqiperia nuk hyn ne vendet "green countries". Lejohen te udhetojne nga Shqiperi ne Izrael, pervec shtetasve izraelite dhe atyre me pasaporte izraelite, vetem kategori te caktuara, si psh persona me kontrate pune ne Izrael, studente me vize studenti, familjare te rezidenteve ne Izrael ne raste fatkeqesish familjare etj, duke patur parasysh rregullat me poshte:
Perpara fluturimit ne Izrael:
*Pasagjeret te cilet udhetojne ne Izrael duhet te plotesojne aplikimin qe gjendet ne linkun e Ministrise se Shendetise se Izraelit.
*Duhet te plotesojne formularin me te dhenat e kerkuara.
*Duhet te paraqesin nje dokument kalimi "Entry clearance" nga Ambasada izraelite ne vendin e origjines.
​Gjithashtu me vendimin e marre dje nga Qeveria, gjendja e emergjences ne shtetin e Izraelit, shtyhet deri ne Nentor 2020, nderkohe qe ishte ne fuqi deri ne 6 Shtator.
Lutemi respektimin e masave te mesiperme!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00