Njoftojme te interesuarit se qeveria izraelite ka ndërmarrë një sërë masash në kuadrin e përhapjes së CoronaVirus. Përvec udhëtarëve nga Kina, Hong-Kong, Tailanda, Macao, Singapor, Koreja Jugut, Japonia, së fundmi edhe udhëtarët nga Italia do t’i nënshtrohen karantinimit 14 ditor në Izrael.
Ministria izraelite e Shëndetësisë, me një deklaratë publike, bëri me dije se Dekreti i Karantinimit për udhëtarët nga Italia, hyn në fuqi menjëherë, dhe i referohet kujtdo qytetari italian apo të huaj, që udhëton nga Italia në Izrael duke filluar nga data 27 Shkurt dhe në vijim, do të izolohet në karantinë për një periudhë kohore prej 14 ditësh. Per me teper, referojuni link-ut me poshte.
https://www.health.gov.il/English/Topics/Diseases/corona/Pages/default.a...