Sot në Panairin e Turizmit MTM2022, në Tel Aviv, ne e nisim ditën së bashku me dy Menaxhere Operatore Turistik nga Shqipëria që përfaqësojnë turizmin shqiptar dhe mundesite qe ai ofron për audiencën izraelite dhe atë ndërkombëtare.
Menaxheri JimmyLama nga Balkans&AlbanianTours dhe Silvana Malluta, Menaxhere e Agjencisë Balkan Pearls, po përfaqësojnë denjesisht një gamë të gjerë mundësish turistike që Shqipëria ka për të ofruar. Operatorët turistikë shqiptarë janë profesionistë, të etur për të sjellë më shumë turistë në Shqipëri, puna e tyre është e admirueshme, duke e çuar markën e Shqipërisë në një nivel të ri. Jemi të lumtur që i kemi sot mes nesh në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit Mesdhetar në Tel Aviv.
Ky është ekspozicioni më i madh vjetor i personaliteteve të turizmit nga e gjithë bota, agjencive kombëtare të turizmit dhe aktoreve kyc ne kete fushë. Ekspozita e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit ofron takime dhe konferenca, evente dhe sigurisht kontakte personale mes profesionisteve, pas izolimit gati 2 vjecar për shkak të pandemisë Covid.
Mezi presim që agjencitë e operatorëve turistikë izraelitë dhe shqiptarë të punojnë ngushtësisht së bashku!
#IMTM2022