Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u përurua memoriali kushtuar Holokaustit dhe përpjekjes së shqiptarëve për të shpëtuar familjet hebreje që përndiqeshin nga nazistët.
Në ceremoninë përuruese morën pjesë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler, kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe familjarë të atyre që kontribuuan në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.
“Ky memorial do t’i shërbejë brezave në përkujtimin se jeta është një peshore mes frikës dhe shpresës, frikës për atë se çka njerëzimi është në gjendje t’i bëjë vetes dhe shpresës se e mira mbizotëron gjithmonë mbi të keqen, njerëzimi qëndron mes këtyre fjalëve dhe na takon ne qoftë si liderë apo shërbëtorë publikë, apo qytetarë të thjeshtë t’u mësojmë të rinjve se në cilën anë të historisë duhet të peshojmë,” – u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e konsideroi memorialin jo vetëm si mirënjohje për familjet e Tiranës që ndihmuan familjet hebreje dhe kosovare gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara.
https://americaneye.al/kim-shpetimi-i-hebrenjve-nga-shqiptaret-histori-frymezimi/