Sot, u zhvillua dita e tretë e Konferencës Ndërkombëtare kundër Terrorizmit që zhvillohet ne ICT Herzliya ku morën pjesë zyrtarë të lartë si Drejtori kundër Terrorizmit nga Britania e Madhe Adam Hadley, Drejtori i ICT Universiteti Reichman Eitan Azani, Drejtori i Krimit Kibernetik nga INTERPOL Craig Jones, Drejtori i Agjensise per Sigurinë e Informacionit nga Republika Ceke Karel Rehka, etj.
Agjenda e sotme e Konferencës së 20 -të Ndërkombëtare të ICT Kundër Terrorizmit kryesohej nga Elazar Stern dhe si folës kryesore ishin Drejtori i Policisë Federale Australiane Reece Kershaw, Drejtoresha e Europolit Catherine de Bolle, Komisionerin e Metpoliceuk Cressida Dick dhe Shefi i Seksionit të CT të NATO -s Gabriele Cascone. Kjo agjende u pasua nga një fjalim kryesor i Ministrit izraelit të Planifikimit Strategjik AvidarEli.
Sesionet e sotme do të përqendrohen në njohuritë dhe përvojën kundër terrorizmit të shtetit te Izraelit, si dhe në eksperiencen kunder terrorizmin kibernetik. Tryeza e rrumbullakët e ekspertëve do të mbulojë temat mbi të ardhmen e Xhihadit Global në dritën e tërheqjes amerikane të Afganistanit.
Kjo konference mund te ndiqet drejtpërdrejt në gjuhën hebreje ose me përkthim ne link-un: