
Presidenti Meta video-mesazh në "Mëngjesin e Lutjeve" të Jeruzalemit: Paqe të gjithëve nga Shqipëria!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dhe përshëndeti nëpërmjet një video-mesazhi takimin e përvitshëm tradicional “Mëngjesi i Lutjeve”, që u mbajt në Jeruzalem nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.
Në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar, mori pjesë ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Presidentë, përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës.