Dje në Jeruzalem u organizua mbrëmja gala ku u prezantuan përkthimet e romanit të fundit " Judas", të laureatit pë çmimin Nobel, shkrimtarit të madh izraelit, Amos Oz. Në këtë event të rëndësishëm kulturor dhe letrar u prezantuan përkthimet në gjuhët shqip, rusisht, hollandisht, turqisht, italisht dhe kineze.
Përkthyesja shqiptare Alina Karaulli informoi për punën voluminoze në përkthimin e këtij romani, i cili është romani i 4 që i prezantohet lexuesit shqiptar. Shkrimtari Amos Oz i dedikoi falenderime të veçanta lexuesit shqiptarë dhe shprehu kënaqësinë që veprat e tij ndiqen me interes në Shqipëri.
Në mbrëmjen gala morën pjesë personalitete të larta të letërsisë, kulturës dhe artit në Izrael, si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik. Ishte e pranishme edhe zonja e parë e Izraelit.