Sot, ne ambjentet e Ambasades, u zhvillua takimi me studentet tane nga Shqiperia dhe Kosova, te cilet studiojne ne dy Kolegjet Nderkombetare me ne ze izraelite, EMIS dhe Givat Haviva.
Te dy kolegjet e mesiperme, ofrojne jo vetem kurrikula te pasura te nivelit IB (International Boarding School), por edhe nje trupe pedagogjike teper te kualifikuar, si dhe mundesine unike per te studiuar dhe jetuar ne Izrael, bashke me studente nga gjithe bota.
Studentet tane, pas kryerjes se studimeve ne keto kolegje, kane mundesi aplikimi ne te gjitha fushat ne SHBA dhe EU, pasi diploma nderkombetare me te cilen pajisen eshte e njohur ne shumicen e universiteteve amerikane si dhe ne Europe.
Periudha e aplikimit per vitin 2020-2021 eshte ende e hapur deri ne 1 Maj 2020, per te gjithe te interesuarit per EMIS/ Eastern Mediterranean International School https://em-is.org/admissions/
Nderkohe, Kolegji Nderkombetar Givat Haviva www.givathaviva.org/ nder te tjera gezon dhe nje status special konsultativ me OKB ne Keshillin e ceshtjeve ekonomike dhe sociale.
Studentet tane, jane vleresuar maksimalisht nga autoritetet drejtuese te dy kolegjeve, dhe kane demonstruar perkushtim, seriozitet dhe vullnet ne plotesimin jo vetem te kritereve akademike, por edhe lidership ne aktivitetet ekstra-kurikulare te organizuara ne kuader te vitit akademik.
Duke ju uruar suksese te metejshme ne rrugetimin tuaj te dijes, mbetemi besimplote se numri i aplikanteve nga Shqiperia dhe Kosova, do vijoje te rritet!