![](https://ambasadat.gov.al/israel/sites/default/files/styles/article/public/field/image/NIS-SAMITI-300x300_0.jpg?itok=pEsPcP_i)
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama u ka drejtuar një ftes të hapur përfaqësuesve të Diasporës për të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës.
Ftesa u është drejtuar personaliteteve të Diasporës të cilët kanë marrë pjesë në Samitin e parë.
Duke pasur parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje në Samitin e Dytë të Diasporës, sot nisi regjistrimi “on-line”.
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni ftesën e plotë të Kryeministrit:
FTESA E KRYEMINISTRIT
http://www.diaspora.gov.al/publikohet-ftesa-e-kryeministrit-edi-rama-per...
Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Samitit të Dytë të Diasporës, sot realizohet procesi i regjistrimit “on-line”.
Regjistrimi kryhet në faqen elektronike të Samitit. Për marrjen e ftesës “on-line” duhen plotësuar të dhëna të përgjithshme të individit, si vendi i lindjes, rezidenca dhe kontaktet. Në formularin e regjistrimit keni mundësinë të shprehni interes për të ndjekur diskutimin në një nga panelet e Samitit.
Për regjistrimin “on-line” në Samitin e Dytë të Diasporës
klikoni në link-un e mëposhtëm:
RREGJISTROHU NE SAMIT
http://www.diaspora.gov.al/hapet-procesi-i-regjistrimit-on-line-per-sami...