Ambasada e RSH ne Izrael ne bashkepunim me Bnai Brith, z. Adam Schneider Drejtor Ekzekutiv i degës në Jeruzalem (i cili kontribuoi financiarisht) si dhe me CEO të Shtëpisë Botuese Hakibbutz Hameuchad Publisher znj. Noga Albalach, bëne te mundur publikimin e librit për fëmijë “Fotografia që na shpëtoi”/The Photograph that saved”, botuar në gjuhën hebreje. Ky tekst do të shërbejë si pjesë shtesë e kurikulës shkollore për fëmijët 8-12 vjec në Izrael.
Libri fokusohet në rolin e familjeve shqiptare dhe konkretisht familjes Veseli, e dekoruar me titullin Fisnikët mes Kombeve/ Righteous among Nations, nga institucioni i Yad Vashem-it që është përgjegjës për përkujtimin e Holokaustit.
Libri tregon historinë sesi Veselët, që jetonin në një fshat të vogël shqiptar, u dhanë strehë hebrenjve Mandili dhe u
kujdesen për të gjitha nevojat e tyre kur fshiheshin nga pushtimi nazist. Ata e bënë kete akt jo vetëm per mirësi njerezore por edhe në përputhje me kodin e nderit të Besës. Kështu libri hedh dritë jo vetëm mbi historinë e veçantë të Veselëve dhe Mandilëve, por edhe mbi historine e kulturës dhe traditës shqiptare dhe se si Shqipëria, një nga vendet më të vogla dhe më pak të zhvilluara rezultoi e suksesshëm atje ku vendet e tjera evropiane dështuan, dhe arriti të shpëtoje gati te gjithe popullsinë e saj hebreje, si dhe shumë refugjatë që vinin nga vendet fqinje.
Ne besojmë se kjo histori magjepsëse dhe prekëse mund t'u mësojë fëmijëve në Izrael një mësim të vlefshëm se si
rasti i Shqipërisë mund të shërbejë si model i trajtimit te refugjatëve dhe njerëzve në nevojë – një mësim shumë i nevojshëm në kohët aktuale.