RAMA NË SAMITIN E NATO-S: SHQIPËRIA ANGAZHOHET NË MBROJTJEN E SIGURISË KOLEKTIVE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Poloni, ku po mbahet Samiti i Varshavës, i cili do të zgjasë dy ditë. Në cilëlinë e vendit anëtar, Shqipëria përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në këtë samit, ku marri pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në momentin e fotos zyrtare, kryeministri Rama ka shtrënguar dorën me Presidentin e SHBA, Baraxk Obama.

Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu.

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan.

Kryeministri Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. Sikundër ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj. Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë. Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global. Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike”.

Kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh Kryeministri, është gjëja e duhur.

 

http://www.dritare.net/2016/07/08/rama-ne-samitin-e-nato-s-shqiperia-ang...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00