Ish presidenti i Izraelit dhe laureati i çmimit Nobel, Shimon Peres ka vdekur pas një goditjeje në tru, kanë thënë doktorët në Izrael. Peres, 93 vjeçar, ishte njëri prej liderëve më të pëlqyer në Izrael dhe jashtë vendit. Ai ka qenë në pothuajse çdo pozicion publik në Izrael, në karrierën e tij politike prej shtatë dekadash. Peres është vlerësuar për udhëheqjen e vendit në momentet përcaktuese, që prej krijimit të arsenalit bërhthamor në vitet 1950 deri tek bisedimet për paqe me palestinezët në vitet 1990. Peres ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994, për rolin e tij në bisedimet e paqes.
Për vdekjen e Peres ka reaguar kryeministri Rama, i cili shkruan se trishtimi i tij është më i madh pasi “fati e desh që të bëheshim miq”.
“Fati e desh që të bëheshim miq dhe kjo e bën edhe më të ndjeshëm për mua, trishtimin që ka sot, çdokush që do PAQEN apo përpiqet për PAQEN në këtë botë, prej të cilës u nda njeriu i madh i Izraelit mik, Çmimi Nobël për Paqen, burrështetasi i shquar, Shimon Peres,” shkruan Rama në FB.