Sot zhvilluam në Përfaqësi një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress.
Z. Singer, ishte iniciatori dhe organizatori i Forumit Ballkanik për Antisemitizmini, organizuar në partnership me Kuvendin e RSH, mbajtur virtualisht në Tetor 2020, me pjesëmarrjen e shumë figurave të larta politike ku përmendim Sekretarin Pompeo, Presidentin e EP, Sassoli etj
Qëllimi i takimit ishte vlerësimi për këtë Forum ballkanik, i pari i këij niveli i organizuar në rajonin e Ballkanit, me një audiencë prej 40 milion shikues dhe pjesëmarrës nga gjithë bota.
Përzgjedhja e Shqipërisë, për të zhvilluar një aktivitetit të këtyre përmasave, i atribuohet pilkërisht rolit unik të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë LIIB, i vlerësuar nga figurat më të larta politike izraelite por sidomos promovuar nga organizatat lobuese amerikano-hebreje, si AJC, WJC, CAM, Jewish Agency etj.
Me këtë rast, z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin "Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania".
Vlerësohet gjithashtu edhe aktiviteti i znj Valentina Leskaj, në rolin e anëtares së Bordit të CAM. Është hera e parë që një përfaqësuese shqiptare mban një pozicion të tillë në forume të tilla ndërkombëtare. Znj Leskaj ka propozuar që Akademia e Shkencave e RSH të miratojë përkufizimin e IHRA për antisemitizmin, si dhe të zhvillojë një sesion shkencor për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, në datën 26 Janar 2021, me rastin e Ditës së Holakustit.