Pas kontaktesh dhe takimesh për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy Rotary Club, atë në Haifa dhe në Tiranë, u kalua në hapin tjetër, atë të konkretizimit të këtyre marrëdhënieve, duke u nënshkruar datë 23.06.2020, "Certificate of Recognition", dhe "Letter of Intent".
Tashmë, Rotary Club i Haifa dhe ai i Tiranës, do vijojnë zyrtarisht me projektet e tyre të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të eksperiencave në çështjet e Arsimit, menaxhimit të ujrave dhe ndërgjegjësimit të publikut, si dhe pjesëmarrje në projektet e përbashkëta humanitare.