NJË SAMIT PËR DIASPORËN
Në 18-20 nëntor të këtij viti, Qeveria Shqiptare organizon në Tiranë Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare. Kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet shumë të veçantë, mund të informohet përmes faqes online www.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerimet e veta apo të regjistrohet për të marrë pjesë.
MESAZHI I KRYEMINISTRIT
https://www.youtube.com/watch?v=2QS1_j6t3ck
HARTA INTERAKTIVE
Prania Shqiptare në botë
Lëvizjet e shqiptarëve nga vendlindja e tyre në kohëra e periudha të ndryshme, si dhe rritja e pakrahasueshme e mobilitetit gjatë dy dekadave të fundit e ka bërë të pamundur deri më tani vlerësimin e numrit të saktë të shqiptarëve në botë si edhe shkallën e organizimit e tyre në nivel lokaliteti apo vendi.
HISTORIA E DIASPORES
Emigrimi ka qenë historikisht pejsë e zhvillimit njerëzor
Emigrimi shqiptar identifikohet në disa periudha. Emigrimet e para të njohura i përkasin shekullit të XV dhe janë ato të arbërve dhe arvanitasve. Ato lidhen me largimin e një numri të madh banorësh të trevave shqiptare, veçanërisht nga jugu i vendit, pas pushtimit të Gadishullit Ballkanik nga Perandoria Osmane dhe vdekjes së Skënderbeut.
DUA TE MARR PJESE
Organizatori i samitit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të dëshironte që në një aktivitet të këtyre përmasave të mund të akomodonim të gjitha kërkesat dhe dëshirat e çdo anëtari të diasporës shqiptare për të marrë pjesë në aktivitet. Për shumë arsye kjo nuk do të jetë e mundur dhe samiti do të ketë një numër të caktuar të ftuarish dhe përfaqësuesish nga vende të ndryshme të botës.
Në samit do të ftohen personazhe të njohura të diasporës, kryetarët e organizatave dhe shoqatave që veprojnë në diasporë dhe persona të cilët në bazë të kritereve të mëposhtme kanë një histori suksesi në vendet ku jetojnë.