Shpallet logoja e Vitit të Skënderbeut

Shpallet logoja e “Vitit të Skënderbeut”, Rama: Vëmendja kryesore te Diaspora

Në qytetin e Vlorës, pranë Shtëpisë së Pavarësisë u bë shpallja e logos zyrtare të Vitit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama tha se sot në Vlorë në ditën e 105-vjetorit të Pavarësisë, çelet vitin mbarëkombëtar i Skënderbeut nën patronazhin e Presidentit Ilir Meta dhe Presidentit Hashim Thaçi.

Ai deklaroi se jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, duke nënvizuar se ai vijon të shfaqet si strategu madhështor dhe mjeshtri i aktit luftarak që ka frymëzuar mbarë kombin tonë.

Sipas tij, shqiptarët e patën Skënderbeun një figurë që shënoi vendin tonë si komb.

“Figura e Skënderbeut është një imazh heroik, i një rezistence të spikatur të një populli të vogël kundër gjithë pushtuesve dhe rreziqeve që i janë kanosur vendit. Ky vit i Skënderbeut është i përqendruar tek politikëbërja, konsolidimi i institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Duke bërë të mundur që me bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës, t’ia dalin së bashku që duke respektuar historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, të reformave transformuese në një rrugëtim europian të dëshiruar qysh kur u vendos Pavarësia”, deklaroi Rama.

Ai shprehu mirënjohje për gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve tona, duke bërë me dije se bashkë me Kosovën do të hartohet një platformë e përbashkët për diasporën.

Rama bëri me dije se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Korçë, u vendos që çështja e Diasporës të shihet si një dhe të trajtohet si një.

Ai u ndal dhe në regjistrimin e diasporës, duke thënë se ky proces nuk mund të realizohet pa mbështetjen e partnerëve të tretë.

Një rëndësi të veçantë sipas kreut të qeverisë ka krijimi i platformave të përbashkëta ekonomike, si një domosdoshmëri në funksion të rritjes së mirëqenies të njerëzve tanë. 

https://www.youtube.com/watch?v=qnKDCAw_KkQ

 

 

http://lajme-javore.com/shpallet-logoja-e-vitit-te-skenderbeut-rama-veme...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00