Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar

Nga datat 7-8 shkurt 2017, Shqipëria u përfaqësua në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar që zhvillohet çdo vit në Tel Aviv. Ajo u përfaqëqua me stenda të veçanta nga operatorët turistikë: Europa Travel&Tours: Tours Albania&Balkans dhe Albtours. Vizitorë të shumtë, përfaqësues te Agjensive Turistike si dhe të linjave ajrore Charter vizituan stendat shqiptare dhe shfaqën interes për t'u njohur me atraksionet që ofron industria e Turizmit Shqiptar. 



Media dhe shtypi izraelit i kushtoi rëndësi të veçantë turizmit në vendin tonë. Po kështu edhe rrjetet sociale që promovojnë Turizmin. 

Ministra e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi, e ftuar në këtë Panair, dha intervista të drejtpërdrejta në kanalet televizive, gazetat online dhe ato të shkruara rreth prioriteteve që i kushton qeveria shqiptare zhvillimit të këtij sektori tejet të rëndësishëm, duke evidentuar atraksionet tipike shqiptare në fushën e Turizmit si: Bukuritë Natyrore, specifikat e Kulinarisë, dhe vlerat historiko-kulturore që ka Shqipëria.



Ministrja Ekonomi zhvilloi bisedime zyrtare me agjensi Charter dhe përfaqësues të shërbimit të Aviacionit Civil të Izraelit, të cilët shprehën gadishmërinë për të vendosur linjë direkte charter për sezonin turistik Tel Aviv-Tiranë.



Sot Ministrja Ekonomi u prit në një takim zyrtar nga Ministri i Turizmit të Izraelit, Yariv Levin. Të dy ministrat ranë dakord të nisin punën për hartimin e kuadrit ligjor për vendosjen e linjës direkte të avionë charter mes dy vendeve. Ministri Levin përcolli interesin që ka shteti i Izraelit për hapjen e kësaj linje të komunikimit si promotori kryesor, jo vetëm i Turizmit, por edhe i bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00