Shqipëria ndër bashke-sponsorizuesit fillestarë të Rezolutës historike që dënon mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit!

OKB-ja miratoi në 20 janar 2022 një rezolutë historike që dënon mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit.

Shqipëria ishte ndër sponsorët fillestarë të një teksti shumë të nevojshëm dhe në kohë. Mohimi i Holokaustit është një refuzim, manipulim dhe injorim i fakteve dhe nuk duhet toleruar.

Rezoluta ofron një klasifikim specifik për mohimin e Holokaustit, duke përdorur përkufizimin e punës të vendosur nga Aleanca Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Ajo gjithashtu ofron veprime që priten të ndërmerren nga vendet nënshkruese për të adresuar fenomenin dhe kërkon që rrjetet e mediave sociale të heqin postimet që bien ndesh me përkufizimin e IHRA.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00