Shqipëria po merr pjesë me anë të një ekipi nga Bashkia Korcë, kryesuar nga Kryetari I Bashkisë Sotiraq Filo, si dhe z. Niko Peleshi, ish-ZëvendësKryeministër dhe anëtar I Shoqatës së Autoriteteve Lokale te CoE, ne aktivitetin vjetor MUNI EXPO 2020, ne Tel Aviv.
Ky aktivitet I cili zhvillohet cdo vit dhe ka në qendër pushtetin lokal, është një nga organizimet më të rëndësishme të Izraelit, ku mblidhen bashkë më shumë se 8000 zyrtarë dhe përfaqësues të lartë nga 257 bashki dhe 400 kompani dhe korporata biznesi nga gjithë bota.
Në këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, takohen përfaqësuesit më të lartë të bashkive izraelite me homologët e tyre nga SHBA, BE, Afrikë dhe Azia me qëllim ndarjen e eksperiencave, bizneseve, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e inovacionit, teknologjisë, sipërmarrjes etj.
Bashkia e Korcës ka qenë në vijimësi një nga bashkitë më aktive të vendit tone në përdorimin e strategjive innovative për tërheqjen e turistëve si dhe në transformimin e qytetit në një ambjent produktiv me një klimë miqësore në të bërit biznes.
Për këtë arsye, pjesëmarrja në këtë panair I shërben më së miri interesave në rritje të drejtuesve shqiptarë në nivelin lokal, për ti transformuar qytetet shqiptare drejt standarteve evropiane, si nga zhvillimi teknologjik ashtu dhe nga pikpamja e tërheqjes së investimeve të huaja.
Ekipi shqiptar u takua në mjediset e MUNI EXPO, me “Jerusalem Venture Partners (JVP)”, Kryetarin e saj Dr. Erel Margalit, si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Ohrid Konstantin Georgieski, ku diskutuan mbi mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjithashtu, gjatë vizitës së tyre në Izrael, ata u njohën me eksperienca të reja nga think-tank "Think Creative" si dhe Hebrew University dhe Peres Center.