Takim i MPJ dhe Ministrisë së Shëndetësisë Izrael me trupin diplomatik per strategjinë e Vaksinimit të shtetit të Izraelit

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë izraelite organizuan sot takimin on-line me trupin diplomatik të akredituar në Izrael, me qëllim njohjen e tyre me strategjinë e Vaksinimit të shtetit të Izraelit.

Në këtë takim morën pjesë mbi 150 diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare me seli në Izrael.

Prezantimi i Fushatës së Vaksinimit në Izrael u be nga nga Dr.Asher Salmon, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një nga figurat kyce në Izrael, përgjegjës për situatën Covid-19:

Fushata ndërgjegjësuese filloi që në dhjetor 2020, duke e bëre Izraelin nga vendet e para të fillimit të vaksinimit në masë të popullatës. Fushata komunikuese me publikun përfshiu transparencen mbi mënyrën e sigurimit të vaksinës, ruajtjes së saj dhe shpjegimin e të gjithë zinxhirit të procesit të vaksinimit nga prodhuesi i vaksinës e deri tek personi i vaksinuar.

Serioziteti për sigurimin në fazat më të hershme të vaksinës, përpara cdo vendi tjetër, dhe fillimi i fushatës ndërgjegjësuese mediatike mbi rëndësinë e vaksinimit, njohjes me zinxhirin e procesit që nga prodhuesi e deri tek përfituesi i vaksines, duke marrë në konsideratë dhe sistemin elektronik të dixhitalizuar të popullatës së regjistruar, gjë e cila e lehtëson shumë bërjen e vaksinës pa krijuar konfuzion tek publiku,… rezultuan në menaxhimin me sukses të vaksinimit në masë të popullatës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00