Takim i organizatave jo-qeveritare izraelite partnere te OJF shqiptare

Znj.Carmit Lubanov, Drejtore Ekzekutive e "Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)" dhe z. Mossi Raz, ish-anëtar i Parlamentit izraelit dhe anëtar bordi i AEJI, 'zhvilluan një takim në përfaqësi, me qëllim njohjen me projektet e tyre në Shqipëri.
"The Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)", Organizata për Drejtësi Mjedisi në Izrael, është një qendër unike e dedikuar drejt zgjidhjeve mjedisore të avancuara në nivel rajonal, me qëllim reduktimin e diferencave ekonomike në grupet sociale dhe zhvillimin e mekanizmave për të fuqizuar kategoritë sociale mbi çështjet e mjedisit, përdorimin eficent të energjisë, ndryshimet klimaterike në nivelin lokal dhe rajonal.
Kjo organizatë është aktualisht në kontakte me drejtuesit e disa organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, me qëllim aplikimin për projekte të përbashkëta në formën e granteve të BE-së, nën ombrellën e (Anna Lind Foundation) .
Sipas znj. Lubanov, faza përgatitore e projektit ka qenë e suksesshme me partnerët lokalë shqiptarë, dhe parashikohet qe të mbahen 3 ditë workshop në Tiranë në Dhjetor 2019, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe Ministria e Mjedisit në Shqipëri, dhe perfaqesues te organizatave partnere.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00