Ambasadori Canaj u takua ne daten 30 Maj, me CEO të Kompanisë “United Hatzalah’ z. Moshe Teitelbaum dhe Zv/Presidenti i saj z. Dov Maisel, në zyrat e tyre qëndrore në Jeruzalem, me qellim implementimin e modelit te tyre edhe ne Shqiperi.
“United Hatzalah” ose “United Rescue” është një kompani e sukseshme izraelite e krijuar në SHBA, dhe operative ne disa vende te botes, me qender ne Jerusalem, është e dedikuar në përmirësimin e jetës dhe shërbimeve mjekësore në rastet urgjente.
Shërbimet e tyre ofrohen duke krijuar një rrjet lokal vullnetarësh (Community Based Emergency Caregivers (CBEC), model i cili është implementuar suksesshëm në kryeqyete ku përqëndrimi i popullsisë është më i madh.
Ky model fuqizon komunitetin për të dhënë kujdes para-ambulator të shpejtë, me qëllim shpëtimin e jetëve të njerëzve, të cilët nuk mund të shpëtohen nga vonesat e ambulancave si pasojë e trafikut. (Vullnetaret e trajnuar, perdorin “scutter”). Koha e dhënies së ndihmës të këtij modeli është 90 seconda deri në 3 minuta, ndërkohë që një ambulance i nevojitet 15-20 minuta afërsisht.
"Shpetimi I jeteve"-shpeton boten!