
Ambasadori Canaj zhvilloi një takim me Shai Bazak CEO i Rrjetit Evropian të Lidershipit (ELNET). Të dy bashkebiseduesit ranë dakord mbi mundësitë ekzistuese për të mbledhur se bashku drejtues dhe përfaqësues nga Shqiperia në Izrael që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe interesat e përbashkëta.
ELNET ofron mundësi unike për dialog të ndërsjellë dhe inkurajon shkëmbime midis politikëbërësve nga kahje të ndryshme politike si dhe monitoron debatet mbi politikat për çështjet kryesore strategjike dhe duke organizuar takime te delegacioneve të nivelit të lartë për të kuptuar realitetet në terren.
ELNET është një organizatë joqeveritare e cila ruan në mënyrë rigoroze paanësinë dhe pavarësinë e saj dhe beson se një marrëdhënie e fortë Evropë-Izrael mund të arrihet përmes një qasjeje të ekuilibruar dhe shumëdimensionale.
ELNET mbështet gjithashtu fuqimisht një Izrael të sigurte dhe ne paqe me Lindjen e Mesme përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit, Palestinezëve dhe vendeve Arabe. Evropa ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mbështetjen e palëve për të arritur paqen dhe stabilitetin.