Sot bashkëbiseduam me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Haifës, Yona Yahav, për mundësitë e shumta të bashkëpunimit me Bashkinë e qytetit të Durrësit, në sektorët e administratave, lidhjeve mes Universiteteve që operojnë në qytetet respektive, në fushat e Turizmit, Kulturës dhe Artit, etj.
Pas vizitës që kryetari Yohav zhvilloi në Shqipëri, në shtator të vitit 2015, ai përcolli mbresat tejet pozitive për potencialet e bashkëpunimit, sidomos në sektorët e teknologjisë së informacionit, akademikë dhe ato socialë, duke propozuar projekte konkrete. Kryebashkiaku i Haifës shprehu gadishmërinë të dërgojë në Shqipëri një grup pune me ekspertë të kujdesit për fëmijët në nevojë dhe të implementojë arritjet që zbatohen me sukses në Haifa.
Zoti Yahav vlerësoi kontributin e vyer të popullit shqiptar në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës II Botërore, duke informuar se këto vlera ai i ka promovuar me hapjen e ekspozitës "Besa", në ambjentet e Bashkisë së Haifës, për rreth 2 muaj.