Ambasador Bardhyl Canaj u takua me Kryetarin e Bashkisë Ramat Gan z. Carmel Shama me rastin e eventit titulluar "NESËR" - një ekspozitë multimediale dixhitale që ndërthur veprat e Monet, Kandinsky, Cézanne, van Gogh etj.
Z. Shama shprehu interesin e tij për të vizituar Shqipërinë dhe Kryeqytetin Tirana i cilesuar si Kryeqyteti Evropian i Rinise, me qellim vendosjen e nje bashkepunimi ne nivel lokal.
Ekspozita "NESËR" u shfaq duke përdorur 100 projektorë lazer, syze VR dhe ekrane interaktive të vendosura në hapësirat dixhitale përreth muzeut. Kjo teknologji mundësoi prezantimin e artistëve të shekullit të 19-të dhe të shekullit të 20-të në teknologjinë e sotme, duke e bërë kështu artin klasik dhe atë bashkëkohor të aksesueshëm per te gjithe si dhe në një përvojë gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme.