Ambasadori Canaj zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në NY, dhe z. Itay Hitcham, drejtues i "Center for Jewish Impact".
Ambasadori Canaj falenderoi veçanërisht z. Singer për nismën e ndërmarrë që të mbahej në Tiranë, Forumi 2020 Ballkanik për Antisemitizmin, për angazhimin e tyre që ky forum të kishte impakt të gjerë mediatik botëror si dhe të përshëndetej nga figura të larta politike si Sekretari Pompeo, Presidenti i Parlamentit Evropian Sassoli, Kryetari i Knesset, Ministrja izraelite e Diasporës, etj.
Z. Singer si dhe bashkëbiseduesit e tjerë nënvizuan se ky event është vlerësuar në qarqet më të larta si në SHBA ashtu dhe në Evropë, si dhe përshëndetën faktin që Kuvendi i RSH përfshiu në Forum edhe kryetarët e parlamenteve të Ballkanit.
Ata theksuan se do të vijojnë me promovimin e këtij Forumi edhe në muajt në vijim, përfshirë botimin e një libri me fjalimet dhe komentet e pjesëmarrësve, që më tej të shpërndahet në universitete dhe biblioteka elitare në SHBA, Evropë, Izrael etj.