Takim me Ministrin pa portofol në Ministrinë e Financave Hamad Amar

Ambasador Canaj u takua me  Ministrin pa portofol në Ministrinë e Financave Hamad Amar.
Pas nënshkrimit të Konventës për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Evazionin Fiskal në maj 2021, ratifikimit të saj nga Knesset/ Parlamenti  izraelit datë 25 Gusht, më tej hapi i radhës është miratimi në kabinetin qeveritar, për të hyrë në fuqi në Janar 2022. U dakordësua që pas miratimit të buxhetit fiskal të qeverisë izraelite në Knesset, në mes të muajit nëntor, kjo Konventë do të futet në axhendën e qeverisë për t'u nënshkruar. Informuam se Parlamenti i RSH e ka ratifikuar Konventën në fjalë dt.22.09.2021.
U diskutua për nënshkrimin e MoU me autoritetet doganore të dy vendeve, drafti i së cilës nga pala shqiptare është dorëzuar  në nëntor të vitit 2020. I kërkuam Ministrit Amar, të përshpejtohen proçedurat nga pala izraelite me qëllim përmbylljen e tyre sa më shpejt. Z. Amar premtoi se do ta ndjekë me prioritet dhe do të ngrejë një grup pune me autoritetin e doganës për të avancuar me proçedurat.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00