Me rastin e pjesemarrjes ne Samitin e Dyte te Diaspores ne Tirane date 28 Shkurt-2 Mars 2019, Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi nje takim informues me pjesemarresit nga Komuniteti shqiptaro-hebre. Ai theksoi rendesine e mbajtjes se ketij Samiti te Dyte ne Shqiperi, me qellim intensifikimin e lidhjeve me Diasporen shqiptare, per tu krijuar atyre mundesite e duhura per te investuar ne Shqiperi. Ketij qellimi, i sherbeu me se miri dhe ftesa e derguar nga Kryeministri Rama drejtuar me nje leter te hapur perfaqesuesve te Diaspores per te marre pjese ne kete Samit.
Me tej ai u ndal tek programi i Samitit i cili parashikon realizmin e katër paneleve të diskutimit të cilat do të zhvillohen paralelisht. Në panelin e parë do të trajtohet tema “Vota si e drejtë”, ndërsa fokusi i panelit të dytë do të jetë te ekonomia, ku do të trajtohet tema “Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm – Vendlindja dhe Diaspora”. Nderkohe qe Paneli i tretë do të ketë në fokus të diskutimit “Identitetin shqiptar”. Në panelin e katërt me temë “ Ftesë nga shtëpia juaj”, do të analizohen aspekte të ndryshme të turizmit dhe agroturizmit.
Ambasadori Canaj vleresoi punen dinjitoze te perfaqesuesve te komunitetit, per te promovuar Shqiperine me ane te guidave turistike qe organizojne cdo vit ne Shqiperi, duke shtuar ndjeshem prezencen e turisteve izraelite ne site-t me atraktive te vendit.
________________________