Takim me TOM Tikkun Olam Makers

Takim i rëndësishëm  me Gidi Grinstein, themeluesin e TOM/Tikkun Olam Makers, një organizatë jofitimprurëse globale që ndihmon personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të varfërit, si dhe me NadavYesot dhe CarlyMaiser, me qëllim për të marrë prej tyre informacione dhe përditësime në kohë reale mbi zgjidhjet inovative që propozojnë si dhe për të eksploruar mundësitë për t'i sjellë këto produkte që lehtësojne jetën e personave me aftësi të kufizuara, në Shqipëri!

TOM - Tikkun Olam Makers - është një lëvizje globale e komuniteteve që krijon dhe shpërndan produkte të teknologjisë së lartë por në të njëjtën kohë financiarisht të përballueshme, për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në jetën e përditshme shtresat në nevojë të popullsisë si dhe ata me aftësi të kufizuara.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00