Drejtorja e AJC/Jerusalem, Avital Leibovich organizoi nje takim virtual me Ambasadoret e Ballkanit te akredituar ne Izrael ku prezantoi analizen e saj mbi zgjedhjet presidenciale ne SHBA dhe implikimet e pritshme per Izraelin dhe rajonin e Lindjes se Mesme.
Te tilla takime dhe prezantime, me znj. Leibovich sherbejne jo vetem si nje platforme takimi ne grup per Ambasadoret e Ballkanit, por ne radhe te pare ofrojne mundesi per trajtime temash me interes dhe ndarje informacioni rreth zhvillimeve te fundit ne Izrael, Marreveshjeve historike me vendet e Gjirit Persik si Emiratet e Bashkuara dhe Bahrein etj ne kuader te Abraham Accord. Tema e sotme per diskutim, zgjedhjet ne SHBA dhe impakti ne Izrael dhe rajon, u vleresua nga pjesemarresit te cilet ndane mendimet e tyre rreth nje realiteti te ri tashme ne Lindjen e Mesme.