Takim virtual me CeO i AID Genomics per teknologjine laboratorike COVID-19

Sot, CeO i kompanisë izraelito-japoneze AID Genomics zhvilloi një Zoom-Meeting me Ambasadorin Canaj.
Qëllimi i këtij takimi virtual ishte propozimi për hyrjen në tregun shqiptar të teknologjisë laboratorike për testimet COVID-19 PCR, të ofruara nga AID Genomics, e cila e ka selinë qëndrore në Hong Kong.

AID Genomics Limited (“AID”) është kompani multinacionale e cila ofron teknologji dhe produkte të fundit në fushën e R&D (Research & Development), si dhe ka një laborator "genomic" në Izrael. Fokusohet në mjekësinë precize për trajtimin e sëmundjeve terminale si kancer apo sëmundjeve infektive. AID gjithashtu operon në Japoni, Hong Kong, SHBA si dhe në vende të tjera aziatike.

Theksojmë se AID është kontraktori kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, në testimin në nivel kombëtar të COVID-19. AID Genomics drejtohet nga AID Group.
Gjatë prezantimit on-line, CeO i kësaj kompanie propozoi ofrimin e këtyre laboratorëve të lëvizshëm në Shqipëri, për testimin e COVID-19, në ambjente spitalore ose jashtë, në aeroporte etj, si dhe ofroi garanci mbi ekspertizën dhe burimet e duhura nga ana e kompanisë së tij për krijimin e këtyre laboratorëve testues, (Infectious disease testing labs / Mobile border solutions), për sëmundjet infektive, të cilët mund të ndërtohen në një kohë rekord prej 21 ditësh, në vendin që paraqet interes.
Duke vleresuar interesin e tyre per te hyre ne tregun shqiptar, me qellim të përhapen më tej edhe në Ballkan, Ambasadori Canaj mirepriti propozimin ne fjale dhe ofroi gadishmerine e perfaqesise tone per konkretizimin e nje Investimi te tille edhe ne Shqiperi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00