Takimi virtual i Ministrit te shtetit per Diasporen, Pandeli Majko me Drejtorin Ekzekutiv te AJC/NY David Harris

Me qellim intensifikimin e bashkepunimit me strukturat e AJC, u  zhvillua takimi virtual ndërmjet Ministrit të Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko me Drejtorin Ekzekutiv te American Jewish Committee (AJC)/New York, David Harris, Drejtoren e AJC/Jerusalem Avital Leibovich si dhe me përfaqësuesit nga diaspora shqiptare në Amerike etj. Ky takim virtual u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.
Ky takim, sherbeu si pikenisje per te vendosur nje linje komunikimi ndermjet Strukturave pergjegjese shqiptare per zhvillimin e marredhenieve me diasporen, me perfaqesuesit e AJC, me qellim vendosjen e urave te bashkepunimit mes paleve, ku permendim interesimin mbi modelin e diaspores hebreje. Ky takim, siç u dakordesua mes pjesemarresve, do te vijoje me tej me takime te tjera ne Tirane, New York ose Izrael, me rastin e organizimit vitin e ardhshem te Samitit me Diasporen, apo ne formate te tjera ku permendim Keshillin Koordinues per Diasporen etj“.
Në korrik të vitit të kaluar, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua me një grup përfaqësuesish të organizatës American Jewish Committee (AJC), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i AJC, z. David Harris, ku e pranishme Drejtorja e AJC/Jerusalem Avital Leibovich. Gjatë takimit u bisedua për shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00