Viti i Ri Hebraik Rosh Hashanah 5781 bëri bashkë në një konferencë kryetarët e grupeve parlamentare të miqësisë me Izraelin nga e gjithë bota, pjesë e së cilës ishte edhe deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael.
“Shqipëria dhe Izraeli kanë rrënjët e një miqësie historike nga e cila ka buruar një simbiozë përkrahjeje dhe kapërcime sfidash të përbashkëta. Partneriteti nga viti në vit konsolidohet”, shkruan Gjylameti në rrjetet sociale, duke uruar: “Gëzuar Vitin e Ri Hebraik Rosh Hashanah 5781!”