REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
Tiranë, 28 shtator 2016
I nderuar Zoti President,
Ndarja nga jeta e Presidentit të 9-të të Izraelit, Shimon Peres, më trishtoi shumë dhe përmes Jush dëshiroj që t’i përcjell familjarëve e të dashurve të të ndjerit, si dhe popullit dhe qeverisë izraelite, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta.
Presidenti Peres ia dedikoi politikës pjesën më të madhe të jetës së tij të gjatë dhe ndarja nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen e tij dhe popullin izraelit, por edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të cilin e pasuroi me ide e zgjidhje racionale e konkrete. Bota humbi një lider vizionar.
Ju siguroj se, në këtë ditë trishtimi për familjen e të ndjerit dhe popullin izraelit, jam pranë tyre dhe lutem së bashku me ta që Presidenti Peres të prehet në paqe.
Bujar Nishani