Universiteti ‘Luarasi’ dhe kompania më prestigjioze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare hapin akademinë e parë të sigurisë kibernetike në Shqipëri

Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetikës dhe teknologjisë për të krijuar Akademinë e parë të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri. 
Pas kontakteve me Perfaqesine tone, Drejtuesit kryesorë të ekipit të ekspertëve kanë shkëmbyer informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit ‘Luarasi’, Prof.Dr. Ethem Ruka dhe ekipin e tij drejtues. Bashkëpunimi u finalizua date 28 dhjetor 2020  në një marrëveshje midis dy institucioneve.
 
Elta System LTD’ është një ndër kompanitë më prestigjioze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit.
Bashkëpunimi i kompanisë ‘Elta System LTD’ dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.
Akademia në Sigurinë Kibernetike do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00