Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bar Ilan Tel Aviv nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ne fushen akademike!

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bar Ilan Tel Aviv nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në daten 18 Qershor 2021. Për palën shqiptare Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha dhe pala izraelite nga Zëvendës Presidenti Prof.  Moche Lewenstein.

Valentina Leskaj, Anëtare e Bordit të Lëvizjes Kundër Antisemitizmit ishte një nga kontribuesit në proces, i cili parapriu marrëveshjen e bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit BAR-Ilan, Izrael. Ajo deklaroi se kjo iniciativë u zbatua falë kontributit të Z. Robert Singer, Drejtor i IMPAKT, Izrael dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Z. Bardhyl Canaj, por edhe si rezultat i efikasitetin dhe përkushtimit te Rektorit të Universitetit të Tiranës , Prof. Artan Hoxha.

 

https://english.izraelisot.com/2021/06/18/valentina-leskaj-important-aca...

 

Ky bashkëpunim do të përqendrohet në fushën e kërkimit shkencor, trajnimit dhe organizimit të veprimtarive shkencore ndërkombëtare, duke sjellë mundësi të shkëlqyera për stafin akademik të Universitetit të Tiranës si dhe për studentët që janë pjesë e programeve akademike.

 

Një arritje për konsolidimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit! 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00