Valentina Leskaj, e cila iu bashkua Bordit Këshillues të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM) në Shtator 2020, është gruaja e parë shqiptare në një pozicion të tillë, e cila i atashohet një liste mbresëlënëse personalitetesh me qëllim ndihmesën ndaj organizatës që drejton luftën kundër -Semitizmit në të gjithë botën. Ajo mori pjesë dje në takimin e parë të Bordit Këshillimor, duke adresuar sfidat e antisemitizmit në rritje në të gjithë botën. Valentina Leskaj ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit të Shqipërisë nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një sërë rolesh të larta, ajo shërbeu edhe si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendës Kryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës . Nga 2013-17, ajo ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri - Izrael në Parlamentin Shqiptar si dhe kryetare e grupit Parlamentar Shqiptar në Këshillin e Evropës.