Vizitë pune Kompanine izraelito-amerikane Active Implants

Me Drejtorin për Ballkanin Dan Oryan në MPJ izraelite, Ambasadori Canaj zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë më të madhe izraelito-amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor, Active Implants, në qytetin e Natanias. Zyra e qendrore e saj ndodhet në New York.
Në takim morën pjesë nga ana e kompanisë, Zv/Presidenti Eran Ganz, dhe CeO për operacionet komerciale, Haim Beker.
Të dy drejtuesit e "Active Implants", propozuan bashkëpunim me rrjetin e spitaleve amerikane që operojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi. Ideja e tyre është që të krijohet një partnership i ri për trajtimin e të sëmurëve mbi bazën e teknologjisë së lartë që kjo kompani ushtron në fushën e implanteve, në SHBA, Izrael, në të gjithë Evropën si dhe në vendet aziatike.
Ky partnership do të bashkë-financohet dhe do të shërbejë për trajtimin e pacientëve për gjithë rajonin e Ballkanit, me interes ekonomiko-financiar për ta, të cilët në shumicën e rasteve janë të detyruar ti marrin trajtime të tilla, duke udhëtuar në spitalet e Turqisë apo Evropës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00