Vizitë pune në Ashdod me drejtuesit e Bashkisë dhe Drejtorin e Turizmit, të Innovacionit dhe Infrastrukturës

 Ambasadori Bardhyl Canaj date 23 Korrik së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Ashdod-it, ku u takuan me drejtuesit e Bashkisë së Ashdod-it, Drejtorin e Turizmit, atë të Innovacionit dhe Infrastrukturës, si dhe të Portit më të madh të Izraelit që operon në këtë qytet, etj.
Më tej, ata u takuan edhe me drejtuesit e lartë të Kompanisë ELTA-IAI (www.iai.co.il) që operon në fushën e Cyber Security.
Synimi I këtyre takimeve ishte fillimi punës për Nënshkrimin e një Marrëveshjeje binjakëzimi mes Bashkisë së Ashdodit dhe asaj të Durrësit, me Interes të përbashkët në projektet infrastrukturore, portuale, historike, kulturore e artistike, etj.
Ndërkohë që me interes të veçantë ishte propozimi i CEO-t të Divizionit Cyber Security dhe Marketing-ut, për bashkëinvestim me organet shtetërore shqiptare për të krijuar në Tiranë qendrën mbi Cyber Security.
Të dy këto projekte, shënojnë fillimin e një axhende të ngjeshur pune ndërmjet autoriteteve përkatëse shqiptare me ato izraelite, për gjysmën e dytë të vitit 2020, në fusha me interes strategjik për Shqipërinë dhe Izraelin.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00