Vleresohet nga Knesset nisma e Kuvendit te RSH dhe CAM per Forumin Ballkanik 2020

Ambasadori Canaj u takua date 19 Tetor në Knesset, me Nën-Kryetarin e Knesset dhe njëherazi kryetar i Grupit parlamentar të Miqësisë, Izrael-Shqipëri, z. Hamed Amer. Në takim ishin të pranishëm Shai Cohen, Këshilltari diplomatik i Kryetarit të Parlamentit dhe  zv/Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë,  Dror Jaffe. Ambasadori Canaj falenderoi për ftesën dhe uroi z. Amer për rizgjedhjen e tij në postet e mësipërme. Bashkëbisedimi u fokusua në intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare midis dy vendeve, shkëmbimin e delegacioneve të përbashkëta dhe nënshkrimin së afërmi të një Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet administratave të dy parlamenteve. Z. Amer, gjithashtu nënvizoi se ka zhvilluar një bisedë me Kryetarin e Parlamentit, Yariv Levin, dhe janë dakordësuar  për të ftuar zyrtarisht Kryetarin e Kuvendit z. Gramoz Ruçi për të vizituar Izraelin në muajin janar 2021, kohë kur Knesset planifikon të organizojë një ceremoni zyrtare me rastin e Holokaustit.
Në përfundim të takimit, pala izraelite vlerësoi nismën e Kuvendit të RSH ne bashkepunim me CAM,  për organizimin e Konferencës "2020 Balkans Forum Against Antisemitism",  e cila do të zhvillohet në datën 28 Tetor,  ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Aleancës së Civilizimeve në Kombet e Bashkuara,  Kryetari i Knesset/Parlamenti izraelit, Yariv Levin, Ministrja e Diasporës, Kryetari i "Jewish Agency", Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, si dhe senatorë dhe kongresmenë amerikanë.
Përfaqësuesit e Knesset, vlerësuan këtë nismë të rëndësishme të Kuvendit të RSH si dhe te z. Singer, anetar Bordi i CAM/ Levizja kunder Antisemitizmit, e cila përfshin të gjithë Ballkanin dhe bashkon kryetarët e parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë-Herzegovinës dhe Malit të Zi te marrin pjese ne te.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00