Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 15 dhjetor 2023, se dokumentet kanë mbërritur.
Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë.
Nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë, atëherë cilido korrier që zgjidhni duhet të pajiset me:
1. Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit;
2. Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë;
3. Dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.
Adresa jonë është:
Ambasciata della Repubblica d’Albania
Via Asmara 3 – 5
00199 – Roma
Italia
Tërheqja e dokumenteve kryhet në çdo ditë pune, gjatë orarit zyrtar.
Kujdes: Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen.