Të nderuar bashkatdhetarë!
Ju bëjmë me dije që, prej ditë së sotme (25 tetor 2024), qytetarët shqiptarë jashtë vendit, kanë të drejtë të aplikojnë për dokumente biometrike Kartë ID (letërnjoftim biometrik), ose Pasaportë, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
Ju sjellim në vëmendje se ky shërbim mund të merret pranë Konsullatave të Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe në Bari, si dhe pranë Zyrës së shërbimit konsullor pranë Ambasadës sonë në Romë.