Në vijim të njoftimeve mbi tërmetin që goditi pjesën verilindore të Japonisë pasditen e datës 20 prill, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Autoritetet kompetente japoneze po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e saj. Deri në këto momente, nuk raportohen zhvillime që kërkojnë masa shtesë emergjente, por mbetet thelbësore vigjilenca dhe ndjekja e njoftimeve zyrtare. Është lëshuar një paralajmërim për cunami për bregdetin e pjesës verilindore të Japonisë.
Duke pasur parasysh mundësinë e lëkundjeve të mëpasshme, rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë të informuar dhe të ndjekin çdo udhëzim të autoriteteve japoneze për sigurinë e tyre.
Në rast nevoje, lutemi të kontaktoni Ambasadën, si më poshtë:
Email: embassy.tokyo@mfa.gov.al
WhatsApp: +81-70-9023-3905
Përditësime të situatës, në gjuhën angleze: Japan Meteorological Agency data.jma.go.jp/multi/quake/in
NHK World: www3.nhk.or.jp/nhkworld/en/news/weath
Ju falenderojmë për vëmendjen!



