Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun portugez Paulo Rangel, në Antalya, ku rikonfirmoi miqësinë e fortë dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Portugalisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
Ishte kënaqësi e veçantë të takoja homologun tim portugez, Paulo Rangel, në Antalya #ADF2026, në takimin tonë të parë dypalësh.
Rikonfirmuam miqësinë e fortë dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Portugalisë, si edhe u dakordësuam mbi nevojën e intensifikimit të dialogut politik. Gjithashtu, diskutuam mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin në tregti, turizëm, arsim dhe kulturë.
Vëmendje të veçantë i kushtuam rëndësisë së ruajtjes së multilateralizmit, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Shpreha mirënjohjen e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Portugalisë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE, ndërsa vijojmë të avancojmë me hapa konkrete në procesin e negociatave.
Pres me kënaqësi ta mirëpres në një vizitë të ardhshme në Tiranë.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2045172578780594378?s=46


